
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka deklaruar sot se përballë një shumicë që tashmë sipas tij është konfirmuar e rënë, është koha e qytetarëve dhe reagimit të tyre, që nuk duhet të shihet vetëm në protestën e 26 majit.
Luan Rama ka akuzuar shumicën për një qëndrim të njëanshëm dhe me arrogancë, që ka cuar në rrënimin e parlamentarizmit. “LSI do të jetë nesër pjesë e seancës me seriozitetin dhe përgjegjësitë e grupit tonë në kuvend. Edhe në seancën e nesërme shfaqet e njëjta shfaqje e maxhorancës, rrënimi i parlamentarizmit, pasi nismat janë të njëanshme dhe shprehje e arrogancës dhe autoritarizmit.
Jemi në një situatë kritike të zhvillimeve politike në vend, kur do të duhej që shumica, por gjithë klasa të demonstronte qëndrim unik për të mbërritur te celja e negociatave, maxhorancja vjën në mënyrë të njëanshme me qëndrimin e vet. Ndaj duhet pjesëmarrje dhe reagim në mitingun e 26 majit, por duhet kthyer në sjellë konstante për ballë papërgjegjshmërisë. Maxhoranca është konfirmuar e rënë dhe shfaqet kundër interesit qytetar dhe publik, është koha e qytetarëve. Cfarëdolloj qajse tjetër nuk bën më efekt, i vetmi efekt është protesta dhe lëvizja qytetare”- tha ai.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!