VIDEO/ “Është dita juaj”, Jozefina Topalli mesazh për protestën e studentëve në italisht: Situata nuk është e mirë…

Edhe ish- kryetarja e PD-së Jozefina Topalli ka reaguar për protestën e studentëve, e cila sot është në ditën e katërt të saj. Ish- deputetja e Shkodrës u ka kujtuar studentëve se “është dita juaj”, sipas gjasave duke e lidhur me 8 Dhjetorin- Ditën Kombëtare të Rinisë.

Siç duket, ish- nënkryetarja e PDSH-së ka zgjedhur me kujdes mesazhin e saj, duke zgjedhur një këngë të Ardiano Celentano “La situazione non e buona”, që në shqip do të thotë “Situata nuk është e mirë”. Më poshtë statusi i Topallit në Facebook dhe klipi që ka zgjedhur për studentët protestues.