Në Europianin e peshëngritjes që po zhvillohet në Rusi, Erkand Qerimaj ka mundur të dalë në vendin e tretë dhe pse i dëmtuar. Qerimaj arriti të bëjë mjaft mirë në stilin e shkëputjes në Baterinë B, teksa në tre provat arriti të ngrejë, 150 kg, 154 kg dhe 156 kg.
Në këtë garë shkodrani u rendit i treti, ndërsa ndryshe ishte situata në stilin e shtytjes, teksa ja doli në tentativën e parë me 180 kg, dhe dështoi në dy tjerat me 184 kg dhe 185 kg.
Gjithsesi kjo mund të quhet një arritje për peshëngritësin shqiptar i cili dhe pse i dëmtuar nuk u tërhoq nga gara.
Ndërkohë ndryshe ka qenë situata për peshëngritësin tjetër, Daniel Godelli i cili u dëmtua dhe nuk mundi të vazhdojë dot garën. Në tentativë për të ngritur 152 kg në stilin e shkëputjes, Godelli u dëmtua dhe e kishte të pamundur të vazhdonte garën, duke e braktisur atë.