Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Erdogan paralajmëron me “shuplakë osmane” SHBA-në: Nëse pengoni ndonjë sulm ndaj kurdëve…

ShkodraWeb 14 February, 2018
erdogan

Tensionet midis Turqisë dhe partnerit të NATO-s SHBA janë ashpërsuar. Para vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan Rex Tillerson, Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan u drejtoi një paralajmërim trupave të SHBA të drejtuara në rajonin sirian Manbixh.

Në një fjalim që mbajti para grupit parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara, Erdogani tha se nëse ushtarët amerikanë do të pengojnë një sulm të mundshëm turk ndaj milicëve kurdë YPG në Manbixh të Sirisë veriore, do të marrin një “shuplakë osmane”.

Ministri i Jashtëm i SHBA, Tillerson do të vizitojë të enjten dhe të premten Ankaranë. “Natyrisht ne nuk do të hapim qëllimisht zjarr kundër tyre”, tha Erdogani mes duartrokitjesh. “Por ne shpallim që tani, që do të zhdukim nga faqja e dheut çdo terrorist që do të shohim – duke nisur nga ata që qëndrojnë drejtpërdrejt pranë tyre.

Dhe atëherë ata do të pranojnë, se për ta do të kishte qenë më mirë, që të mos kishin qendruar pranë terroristëve, të cilëve ata u rrahin shpatullat”. Erdogani shtoi: “Është fare e qartë se ata që thonë se ne “do të reagojmë fort, po të na sulmoni” nuk kanë marrë në jetën e tyre ndonjë shuplakë osmane.”

Erdogani kundër planeve të buxhetit të SHBA
Erdogani kritikoi edhe mbështetjen nga amerikanët të milicisë kurde YPG: “Vendimi i aleatit tonë për ndihma financiare për YPG-në do të ndikojë sigurisht vendimet, që do të marrim ne.” Me këto fjalë Erdogani reagoi ndaj planeve të buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes së SHBA, e cila parashikon 300 milionë dollarë për stërvitje dhe pajisje në Siri dhe 250 milionë dollarë për sigurimin e kufijve.

Pas kësaj, mediet turke raportuan se gjithsej 550 milionë dollarët janë parashikuar në 2019-ën për milicët kurdë të YPG. YPG konsiderohet në aleatët më të rëndësishëm të SHBA në luftë kundër milicisë terroriste Shteti Islamik.

SHBA: Jo plane për tërheqje ushtarësh nga Manbixhi
Ushtria turke nisi në 20 janar një ofensivë kundër YPG-së në rajonin e Sirisë Veriore Afrin. Erdogani ka kërcënuar disa herë se do të sulmojë pas kësaj YPG-në në Manbixh.

Qeveria e SHBA deklaroi se nuk ka plane që të tërheqë ushtarë nga Manbixhi. Javën e kaluar, dy oficerë të SHBA vizituan në mënyrë demonstrative forcat amerikane në qytet. Gazeta New York Times citoi gjeneralin e SHBA Paul Funk në një vizitë të trupave amerikane të stacionuara atje që tha duke pasur parasysh Turqinë: “Po të na sulmoni ne do të reagojmë ashpër. Do të mbrohemi.”një “shuplakë osmane”, nëse pengoni ndonjë sulm ndaj kurdëve”./dw/

Post navigation

Previous: Policia e Shkodrës: Tritol garazhit të babait për shkak të borxheve të të birit
Next: DEBATI PËR TEATRIN/ Flet Inva Mula: E turpshme si jetojnë artistët në Shqipëri

TË FUNDIT

parlament kosove bosh 2026

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, Vetëvendosje! më shumë mandate se 3 partitë e opozitës bashkë…

ShkodraWeb 8 July, 2026
aleksander vucic

“Janë ditët e javët e fundit si president”, pas 12 viteve në pushtet Vuçiç njofton dorëheqjen por nuk pëjashton…

ShkodraWeb 28 June, 2026
albert vataj piano 3 motra 2026

3 motra mbajtën në krahë një piano për 27 kilometra, që e ëma të vdiste në shtëpi në magjinë e tingujve

ShkodraWeb 20 June, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.