Në muajin korrik, Saimir Rrustemi, komisari i Policisë së Shtetit, kaloi tre ditë aspak të lehta. Në mënyrë të papritur dhe të pakuptimtë, ai u përfshi në në histori tenderash, e cila solli heqjen e lirisë për tre ditë.
Rreth tij, u krijua një solidaritet i gjërë qytetar, por edhe i gazetarëve. Si një figurë e njohur e policisë, ai ishte thuajse gjithmonë në epiqendër të përballjes me krimin dhe paligjshmërinë.
Mesa duket, edhe pas vendimit të Gjykatës së Shkodrës që riktheu në liri Rrustemin dhe kolegët e tij, Saimir Rrustemi ka lënë gjithçka pas. Ai ka qenë pjesëmarrës në një trajtim profesional të organizuar në Zvicër.
Lajmin e jep vetë komisari i Policisë, i cili në një publikm të shoqëruar me foto, shkruan “Ishte nje privilegj, nje pervoje e re dhe e paperseritshme te beshesha pjese e specializimit ne teknikat e taktikat me te reja te sherbimeve policore, te gjigandeve boteror, nen kujdesin e nje ekipi te drejtuar nga nje nder specialistet me te mire ne bote, “SWAT Police Instructor” Uliks Gjonaj. Falenderoj IPA Albania qe ma beri te mundur. “Eppur si muove”!”.
Rrustemi e mbyll me një shprehje shumë të famshme të Galileo Galileit “E megjithatë rrotullohet”, e thënë para inkuzicionit, duke këmbëngulur se Toka rrotullohet, pavarësisht se u dënua dhe shekujt në vijim treguan se ishte dënim i padrejtë. /ShkodraWeb/