“Energjitë për ndeshjen e të mërkurës ku do të presim Besëlidhjen”, trajneri Dedja flet pas barazimit me Flamurtarin

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Flamurtarit në shtëpi ditën e sotme, në atë që ishte edhe ndeshja e fundit në kampionat për këtë sezon.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i skuadrës shkodrane është shprehur se ditën e sotme nuk ishte i rëndësishëm rezultatin, por rritja e formës së lojtarëve për ndeshjen e radhës ndaj Besëlidhjes, ku do të vendoset nëse shkodranët do të bien një kategori më poshtë apo do të qëndrojnë në Superiore.


“Në këtë ndeshje nuk kishte rëndësi rezultati, por vetëm për rritjen e formës së lojtarëve dhe lojës në grup. Shpërdoruam shumë sot sidomos gjatë pjesës së parë.

E megjithatë, unë po ia lë gjendjes jo të mirë psikologjike dhe temperaturave të larta. Energjitë tashmë t’i lëmë për ndeshjen e së mërkurës, ku do të presim Besëlidhjen”, u shpreh për mediat Hysen Dedja.

 ABCOM ║ VODAFONE