Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka propozuar që të ndryshojë faturimi i konsumtarovë familjarë por edhe biznesve dhe të bëhet me anë të leximit të sahateve njëherë në tre muaj.Ilir Beqaj tha se një praktikë e tillë ndiqet në shumë vende të tjera dhe si fillim OSHEE duhet të bëj një historik të konsumit vjetor në bazë të cilit bëhet faturimi tremujor.
Qytetarët shqiptarë ndodshta do të duhet ti paguajnë faturat e energjisë elektrike njëherë në tre muaj.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese i propozoi ERE dhe OSHEE që të nisin mbledhjen e të dhënave për historikun e konsumit në bazë të cilit do bëhet faturimi tremujor.
Ndërkohë që leximi nga faturuesit do të bëhet çdo tre muaj duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në reduktimin e stafit të OSHEE.
Ilir Beqaj: Pasi krijon një histori 12 mujore të konsumit muaj për muaj bie dakord me konsumatorin dhe i thua për këtë tremujor të dimrit konsumi mesatar është kaq, fatura është kaq dhe një herë në tre muaj bën lexim dhe bën modifikimet e nevojshme nëse ka pasur shmangie më shumë apo më pak nga faturimi. Kjo do të bëjë që minimalisht për vetë ndërmarrjen trupa lexuese të shkurtohet në 2-3 herë, vetë konsumatori familjar e di në një shumë fikse sa e ka faturën mujore, sa e ka detyrimin mujor.
Aktualisht Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është duke punuar për të krijuar një sistem të ri të faturimit të qytetarëve me synim edhe uljen e ankesave prej tyre.