
Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasin Ludovik Rrethej, 80- vjeç, banues në fshatin Barbullush.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre. Nga flakët nuk janë dëmtuar varret.




