
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për dy persona të vrarë. Viktimat janë një çift bashkëshortësh ndërsa burri është identifikuar si Kreshnik Mujeci.
Trupat e viktimave raportohet se janë ende në automjet ndërsa policia është nisur për në vendngjarje.
Mësohet se ata po udhëtonin me një automjet tip “Audi Q7”, ndaj të cilit cili siç shihet edhe nga pamjet është qëlluar me breshëri në anën e majtë të shoferit dhe të pasagjerit.
Viktima ishte arrestuar në vitin 2017 bashkë me vëllain e tij, pasi dyshoheshin për një vrasje të ndodhur një vit më parë. Sipas njoftimit të policisë të asaj kohe, në vitin 2017 u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e dy personave të shpallur në kërkim, vëllezërve Lin Mujeci, 38 vjeç, dhe Kreshnik Mujeci, 30 vjeç, të dy banues në Torovicë të Lezhës.
Ata dyshoheshin si autorë të vrasjes së shtetasit Gegë Mëhillaj i njohur edhe si Gen(c)t Pjetri, një ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016 në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.

Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen Gentjana Mujeci, 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.




