EMRI+FOTO – U gjet i pajetë në makinën e djegur, identifikohet biznesmeni 32 vjeçar, dyshimet për aktin ekstrem…

Është identifikuar viktima e gjetur brenda automjetit të djegur në Krrabë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30. Sipas policisë ai është shtetasi Armando Mici, 32-vjeç, personi që shihni në foton e mëposhtme.

Bëhet me dije se 32-vjeçari është një biznesmen në fushën e tregtimit të automjeteve dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje në kushtet e depresionit.


Sipas hetimeve të kryera nga uniformat blu rezulton se viktima ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëdjegien në brendësi të automjetit të tij tip Wolksvagen Passat me targa AA 273 NU.

Elbasan/Informacion

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Ëolksëagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektiv e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Ëolksvagen Pasat me targa AA 273 NU.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.