
Personi që shihni në foto është shqiptari, i quajtur Edmond Gjoci, i cili humbi jetën tragjikisht nga një makinë që e përplasi për vdekje.
Aksidenti ndodhi rreth orës 7:45, ku një makinë e drejtuar nga një 19-vjeçar nga Cortona, i cili po udhëtonte në veri, nga Liqeni Trasimeno drejt Cortonës, goditi për vdekje këmbësorin 39-vjeçarin shqiptar.
Gjoci ka lënë pas familjen e tij, vajzën e vogël dhe bashkëshorten e tij, banues në Tuoro sul Trasimeno.
Dinamika po shqyrtohet nga hetuesit, pasi nuk është ende e qartë nëse i riu humbi kontrollin e makinës dhe e goditi burrin, apo makina doli nga rruga pas aksidentit.