EMRI+VIDEO – Pas një kónflìkti të çastit në Shkodër, mbetet i plágòsur 27 vjeçari nga M. Madhe (detajet)

Një plágósje me ármè zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është plágósur me plúmb në këmbë shtetasi Vasel Koçeku, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Serreq, në afërsi të kryqëzimit të ish- Degës së Brendshme, në orët e para të mëngjesit, ndërsa shkak i plágósjes mësohet se ka qenë një kónflìkt i çastit. Nga ana e saj, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.


NJOFTIMI I POLICISË SHKODËR

Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një kónflikti për motive të dobëta, është plágósur me ármë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media