
Një aksident fatal ka nodhur në Itali, ku u përfshi fatkeqësisht edhe një i ri me origjinë shqiptare. Dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor në Vignola të Italisë jetonin të dy në Marano sul Panaro, në provincën e Modenës. Një shoku i tretë, i cili udhëtonte me ta në të njëjtën makinë, ka mbetur i plagosur rëndë.
Idris Kreshpaj, vetëm 18 vjeç, i lindur në Pavullo, me origjinë shqiptare, jetonte me familjen në Marano. Në të njëjtën ndërtesë banonte edhe Rida Sidrine, 24 vjeçe, me origjinë marokene, por banues në qytetin kodrinor në provincën e Modenës. Dy djemtë ishin fqinjë dhe miq prej kohësh, siç raportohet nga Resto del Carlino.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo, në një rrgë të drejtë pranë kryqëzimit me via Beslan. Sipas një rikonstruksioni fillestar, makina në të cilën ndodheshin pesë djemtë, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me gardhin e një shtëpie. Dinamika është ende duke u konstatuar, por nga gjetjet fillestare duket se nuk janë përfshirë automjete të tjera.