EMRI+FOTO – Dyshohet se u vra nga bashkëshorti, ja kush është 37 vjeçarja shqiptare që vdiq në spital në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në Vittoria, në zonën ndërmjet rrugës Adua dhe rrugës Tenente Alessandrello.

Një 37 vjeçare shqiptare, e identifikuar si Bruna Muca, me origjinë nga Lushnja e Shqipërisë, është qëlluar me thikë nga nje person i paidentifikuar në rrugë, e cila është gjetur më vonë nga punonjësit e emergjencës në shtëpinë e saj.


Ajo u vra teksa ndodhej para shkollës së djalit të saj, ndërsa dyshohet se autori mund të jetë bashkëshorti i 37-vjeçares.

Sipas medieve italiane, shqiptarja vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte në trup.

Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së gruas, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.