EMRI+FOTO – 25 vjeçari shqiptar humb jetën në vend pasi makina përplaset me kamionin, lë pas dy fëmijë jetimë

Një aksident mëngjesin e sotëm ishte fatal për një të ri shqiptar. Personiqë humbi jetën është 25 vjeçari Endri Zaimi, banues me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël në Alpago dhe punëtor të Luxottica.


Aksidenti ndodhi kur mjeti me të cilën udhëtonte i riu u përplas me shumë forcë me një kamion i mbushur me materiale ndërtimi. Drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë nuk pati lëndime.

Aksidenti ndodhi menjëherë pas orës 7 të mëngjesit, ku shqiptari gjeti vd,e,kjen e menjëhershme. Shqiptari drejtonte një Volvo V50 dhe po kthehej nga turni i tretë në fabrikën ku punonte. Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, duke nxjerrë trupin e pajetë dhe më pas largimin e mjetit të shkatërruar nga rruga.