EMRI – Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar për pritën ndaj Vilson Tafçiut në kryeqyet, lidhja mes tyre…

Zbulohet emri dhe mbiemri i personit që policia ka shpallur në kërkim si aten.tator i Vilson Tafçiut, ngjarjes që tronditi Astirin mbrëmjën e të hënës.


Ai quhet Noel Dishi, raporton News 24.

Sakaq, më herët policia bëri me dije inicialet e tij N.D dhe rezulton se ai përdorte 3 identitete.

Noel Dishi është nga Dibra dhe banues në Sukth.

Ai ka qenë shok me Tafçiun dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër, raporton News24.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Po kështu familjarët kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe Noel Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë por motivin e saj nuk e dine. Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vr.asja.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!