
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentino-s në Itali, ku një grua shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku, nën sytë e kalimtarëve.
Sipas raportimeve të para, viktima është Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe me origjinë shqiptare. Ajo punonte si kujdestare dhe në momentin e sulmit, po shkonte drejt vendit të punës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar e qytetit, ku disa persona dyshohet se panë skenën tragjike me sytë e tyre.
Sipas dëshmitarëve, autori i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, i cili u ndalua menjëherë nga policia, e cila po heton motivet e ngjarjes se rëndë.
Një dëshmitare okularë ka treguar për mediat lokale: “Dëgjova një britmë dhe dola nga bari. Gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdonte ta godiste me shkelma. Pastaj u ul në një stol dhe tha: ‘E bëra atë që duhej’.”




