Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

EMRI/ Video në “Fiks Fare”, shkarkohet drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë…

ShkodraWeb 30 April, 2019
pellumb aleksi

Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra, drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), Pëllumb Aleksi.

Shkarkimi i Aleksit ka ardhur pas alarmit të shpërndarë në media për sigurinë ushqimore edhe pse për këtë lëvizje nuk dihen ende shkaqet. Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural reagoi me një deklaratë duke theksuar se nuk ka vend për alarm në lidhje me produktet ushqimore. Sipas kësaj të fundit sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të certifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore.

Kronika e transmetuar në “Fiks Fare” të Top Channel

Pas problematikës së hedhjes së lopëve dhe të brendshmeve të tyre në landfillin e Lushnjes, gazetarët e Fiks Fare shkuan në thertore, e cila administrohet nga një subjekt privat.

Në këtë thertore qëndrojnë edhe dy veterinerë të Bashkisë Lushnje. Kudret Gjyshja thotë se “nëse në certifikatë diagnoza është brucelozë dhe ne jemi të detyruar ta shkruajmë në raport brucelozë”. Sipas tij, të brendshmet, aparati tretës (stomak dhe zorrë) mëlçi, mushkri, veshka, shpretkë, këmbë dhe kokë, duhet të groposen.veterineri

“Ne i groposim me komision nga AKU nga inspektoriati veteriner dhe një punonjës këtu. Gropa nuk dezinfektohet. Gropa bëhet e thellë, dy metra e gjysmë. Këto hidhen në landfill të bashkisë në Lushnje, që e ka miratuar bashkia”, thotë ai.

Z.Gjyshja thotë se në landfill janë hedhur vetëm konfiskate. “Jo lopë, absolutisht. Nëse do të ishin hedhur lopë, raporti duhet të dilte nga ne. Ne edhe kur i groposim i bëjmë me procesverbal. S’bëhet llaf për lopë të groposura”, thotë ai, ndryshe nga sa deklaron shoferi i fadromës së landfillit. Sipas veterinerit, nëse mbetje të këtyre lopëve hidhen në ambient të hapur, ka rrezik të përhapet sëmundje, pasi bruceloza dhe tuberkulozi janë viruse.

Ndërkohë, pyetjes se çfarë ndodh me mishin e lopëve të sëmura, veterineri thotë se ai konsumohet. “Dyqanet dhe konsumatori njoftohen se në raport është shkruar gjithçka. Në dyqane nuk shitet absolutisht. I çohet qendrave të rehabilimit. Por, ky mish ka kusht. Duhet zier para se të konsumohet. Është raporti që e ka të identifikuar se çfarë ka mishi. Raportin e ka institucioni, jo kuzhinieri”, thotë veterineri.

Ndërkohë, ai thotë më tej se mishi nuk shkon në dyqane mishi, por shkon në burgje. Një punonjës tjetër i thertores thotë se mishi i lopëve të sëmura bëhet sallam.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Sherr “live” në studio në mes gazetares së njohur dhe ministrit të Ramës për “negociatat”…
Artikull pas: Vazhdon “mrekullia” me emrin Ajax, “nipat” e Krujf mundin në Londër Totenhamin…

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025

TË FUNDIT

  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • VIDEO – Ndërhyrjet në zonën turistike, kryebashkiaku Beci dhe ministrja Kumbaro inspektim në Velipojë 13 June, 2025
  • EMRI+FOTO – Ishte në një varrim në Malësinë e Madhe, 4 ditë pa asnjë lajm për të moshuarin, djali jep alarmin 13 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe asgjesohen mbi 12.500 rrënjë kanabis, procedohet inxhinieri i pyjeve 13 June, 2025
  • “Një tjetër faqe e artë…”, Benet Beci uron mirëmëngjes me kampionët e Vllaznisë në atletikë… 13 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
IMG_3773
  • Anëmbanë

EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.