EMRI – U gjet e pajetë një një zonë të Italisë mbrëmjen e kaluar, identifikohet shqiptarja 35- vjeçare…

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me 35-vjeçaren shqiptare, e cila mbrëmjen e kaluar u gjet e vrarë në një zonë midis Toscanës dhe Ligurias. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shqiptaren Nevila Pjetri, e cila dyshohet se ka qenë prostitutë.

Nga hetimet rezulton se 35-vjeçarja është dhunuar dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Trupi i shqiptares u gjet në një zonë jo të populluar, nga disa të huaj të cilët ishin strehuar për të kaluar natën.


Nevila Pjetri, viktima që u gjet e pajetë në Itali

Ndërkohë referuar dëshmive të mbledhura nga hetuesit dhe policia rezulton se Nevila Pjetri është parë duke u hipur në një makinë të bardhë nga disa prostituta të tjera.

Ndërkohë jo shumë larg vendit të krimit, policia ka gjetur edhe makinën e viktimës, ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të gjetur edhe makinën ku u fut shqiptarja, që sipas dëshmitarëve drejtohej nga një burrë.

Karabinierët kanë sekuestruar kamerat e vëzhgimit të një impianti të shpërndarjes së karburantit jo shumë larg zonës ku ndalojnë klientët e prostitutave.