EMRI – U ekzekutua teksa po ecte në rrugë, kush është 35 vjeçari që “pagoi” për të të vëllanë në burg…

Zbulohet identiteti i viktimës në Peqin. Mësohet se i vrarë me armë zjarri në rrugë ka mbetur 35-vjeçari Albi Bashaliu. Nga informacionet e para nga grupi hetimor, pista paraprake e hetimit është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi, vëllai i viktimës është i dënuar për vrasje.

Raportohet e policia po kryen kontrolle në të gjitha akset. Dyshohet se ka qenë më shumë se një autor në ekzekutimin e 35-vjeçarit. Grupi hetimor, me efektivë të policisë kriminale dhe ekspertë po kryen të gjitha veprimet procedurale e hetimore për mbledhjen e provave.


Dyshohet se vrasja ka qenë e organizuar dhe e mirëmenduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:39, në fshatin Gjoçaj Peqin.