Gjendet trupi pa jetë i peshkatarit, Gëzim Seitllari, i cili është shpallur i zhdukur që më datë 31 dhjetor të vitit 2018 në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se trupi i pajetë i 53-vjeçarit u gjet në breg të liqenit të Pogradecit. Sipas “Balkanweb” polumbarët nuk mundën që të vijonin kërkimet sot për shkak të temperaturave të ulëta.
Familjarët dhe peshkatarët e zonës edhe sot dolën për të kërkuar trupin e 53-vjeçarit, në breg të liqenit. Që prej datës 31 dhjetor Gëzim Seitllari rezultonte i humbur në ujërat e liqenit të Pogradecit.
Polumbarët nga Tirana kanë mbërritur në datën 2 për të nisur kërkimet për peshkatarin por as kjo datë nuk dha shpresë për familjarët.
Si rezultat i motit të keq data 3 dhe 4 janar nuk bëri të mundur kërkimin e trupit pasi për polumbarët ishte e papërballueshme zhytja në liqen. Kanë qenë pikërisht familjarët ata që dëshpërimisht dolën në këto ujëra me varkat e tyre në bregun e liqenit, ndërsa trupi i tij u gjet sot.