Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

EMRI/ Tentoi të fshihte pistoletën pas aksidentit, kush është biznesmeni i njohur që u vu në pranga

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Një biznesmen i njohur nga Lezha nuk u ka shpëtuar prangave të Policisë, pavarësisht përpjekjeve të dy personave të tjerë për të fshehur të vërtetën.

Astrid Nimani, 47 vjeç, banues në Lezhë, është arrestuar në flagrancë nga specialistët e seksionit kundër krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë për tri akuza. Ngjarja që çoi në arrestimin e biznesmenit ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, ndërsa Nimani po udhëtonte me makinën e tij tip “Audi” në drejtim të Shëngjinit bashkë me dy miq të tij, Oltion Vuka, 39 vjeç, ndërsa D.M., 24 vjeç.

Ndërsa 47-vjeçari drejtonte makinën nën efektin e alkoolit ka humbur kontrollin e saj, duke u përplasur me një shtyllë në anë të rrugës në aksin Lezhë-Shëngjin e duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në pak minuta pas përplasjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë që kanë kapur papritur tre personat që ndodheshin në makinën “Audi”.

Në këto momente, biznesmeni Astrid Nimani i ka treguar njërit prej shokëve të tij se në makinë ka pistoletë dhe i ka kërkuar që ta fshehë atë. Por 24-vjeçari është pikasur nga policia duke kryer veprime të çuditshme dhe pas ndjekjes zbuluan se kishte hedhur armën në oborrin e një banese pranë vendit ku ndodhi aksidenti. Biznesmeni Nimani është arrestuar bashkë me mikun e tij, Oltion Vuka, ndërsa 24-vjeçari D.M, është shpallur në kërkim pasi iu arratis policisë.

“Arrestimi dhe shpallja në kërkim ndaj këtyre shtetasve u bë pasi shtetasi A.Nimani, në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.Nimani i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër, ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi D.M. ka arritur të largohej, pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka’, bën të ditur Policia.

47-vjeçari Astrid Nimani rezulton se është një biznesmen i njohur në Lezhë pasi është pronar i “Ermiri Palace”, një resort turistik në bregdetin e Shëngjinit. Përveç hotelerisë, 47-vjeçari ka në zotërim dhe një klub ku gjatë verës ftohen të performojnë këngëtarë të njohur shqiptarë. Ndaj tij rëndojnë tri akuza, pasi përveç mbajtjes së pistoletës pa leje, ai ka kundërshtuar forcat e policisë.

“Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” janë akuzat e ngritura ndaj 47- vjeçarit. Ndërsa për mikun e tij, Oltion Vuka, rëndon akuza “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ndërsa ndaj 24-vjeçarit të shpallur në kërkim rëndon vetëm akuza “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. /Nga Elvis HILA, Lezhë/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: DENONCIMI/ “Rama urdhëron vendosjen e shamive të kuqe të pionierëve të Enverit në gjimnazin “Havzi Nela””
LAJM PAS: Përfundon provimi i maturës, flasin nxënësit: Kopjuam, na lanë mësuesit…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

8 hours ago
“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Aktualitet

“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës

15 hours ago
Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…
  • Aktualitet

Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

15 hours ago

TË FUNDIT

  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • “Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • “Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

8 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

10 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

14 hours ago
VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.