ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

EMRI/ Shoqërohet në polici pedagogu, i kërkoi raport intim studentes në këmbim të notës…

Është shoqëruar në polici pedagogu Denis Himçi, i cili u denoncua sot nga emisioni investigativ “Stop”, ndërsda i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve.

Në video-përgjimet e publikuara nga emisioni, pedagogu dëgjohet t’i kërkojë studentes favore se.ksuale, ndërsa i thotë se do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

Profesori i thotë studentes se madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet. Në videon e publikuar, pedagogu insiston që studentja ta puthë, ndërsa i thotë se nuk i mjafton një puthje në faqe.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.