Digjet gjate nates nje automjet ne Elbasan. Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur ne oret e nates, ne lagjen “Partizani”, nderkohe qe ne kohen qe u shkrumbua makina ishte e parkuar.
Policia ven me dije se “Gjatë natës në lagjen “Partizani” , Elbasan, ka marrë flakë mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të shtetasit A.Y., 44 vjeç, banues në lagjen Partizani, i cili ishte i parkuar në rrugë”.
Nderkohe qe “News 24” raporton se pronari i makines eshte shtetasi Aleksandër Ymeri. Sipas saj, nga zjarri mjeti është djegur pjesërisht. Kane nisur hetimet per zbardhen e shkakut te ngjarjes.