
Një atentat me armë zjarri ka tronditur pasditen e kësaj të marte, teksa raportohet se një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku ndaj të riut, Egzon Gegaj, është qëlluar tre herë, duke i shkaktuar dy plagë në gjoks.
Fillimisht, i plagosuri u dërgua në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rëndë, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.