EMRI – Qëllohet me armë zjarri tek “Ura e Thive” në Shkodër 24- vjeçari, policia jep detajet e ngjarjes..

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër ku është qëlluar me armë zjarri një i ri. I riu i qëlluar me armë, sipas policisë së Shkodrës  është Eduart Lekndreaj. Ai ka mbetur i plagosur nga të shtënat, teksa është qëlluar në afërsi të një lokali.


Lekndreaj ka marrë një plagë në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi është qëlluar ai është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës se Thive. Aktualisht nuk dihet se cili ka qenë shkaku i plagosjes së të riut, por dyshohet se ai është qëlluar pas një konflikti të çastit.

Deri në këto momente nuk raportohet që ky person të jetë me precedentë të mëparshëm penalë.

Shkodër/Informacion Paraprak


Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

ShkodraWeb Channel

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel