Raportohet se në Velipojë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij. Mësohet se automjetet janë në pronësi të shtetasit David Ndoci, 36 vjeç, i cili është kryetar organizate i Partisë Socialiste në fshatin Gomsiqe të Velipojës.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.