EMRI – Prej 13 ditësh i zhdukur bisnesmeni, pas denoncimit të vellait të tij policia shoqëron mikun e tij…

Një 43-vjeçar, babai i dy fëmijëve rezulton i zhdukur prej gati dy javësh. Mësohet se Rruzhdi Hoxha është zhdukur 13 ditë më parë dhe denoncimi është bërë nga vëllai i tij në komisariatin numër 5. Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në dalje të Kamzës.

Raportohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.


Ky i fundit është ndaluar dhe po mbahet në paraburgim pasi ka hesape me drejtësisë italiane.

Miku i tij është personi i dyshuar për ngjarjen, por nuk ka ende një urdhër ndalim për të. Policia ka mundur të gjejë celularin e të zhdukurit, por jo Rruzhdi Hoxhën. Një grup i posaçëm hetimi po trajton rastin.