Tre shokët e tij janë prangosur tanimë pas arratisjes nga qelia e transferimeve në orët e para të mëngjesit të 3 qershorit në Athinë. Policia greke nuk ka mundur të arrestojë personin e katërt dhe për këtë arsye, ka publikuar foton dhe emrin e tij, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve.
Shqiptari që shihni në foto ka disa emra dhe mbiemra. Bëhet fjalë për Astrit Hasanin 35 vjeç, i cili përdor edhe emrat Titi dhe Jorgo, si dhe mbiemrat Asani, Hasan, Ashani, Astri, Xhelo. Policia e Athinës thotë se 35-vjeçari figuron edhe me moshë të ndryshuar; 36 vjeç, 34 vjeç ose 33 vjeç.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm dhe i a.rmatosur, ndërkohë që ka qenë përfshirë në të paktën 8 herë në një shkëmbim zjarri me oficerët e policisë.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për v.rasjen gj.akftohtë të një 30 vjeçari kuzhinier i quajtur Nikos Papoutsidakis, ngjarje e ndodhur në korrik 2012. Atë natë pafat, 30 vjeçari kuptoi se disa njerëz ishin duke u përpjekur për të vjedhur makinën e tij dhe shkoi bashkë me vëllain më të vogël për të parë. Shqiptari e qëlloi me kallashnikov duke e v.rarë si dhe duke p.lagosur vëllain e tij.
Katër shqiptarë u arratisur nga burgu i transferimeve në Athinë rreth orës 04:00 të mëngjesit të 3 qershorit.
Njëri prej tyre u shtir si i sëmurë, çka bëri që njëri prej policëve t’i afrohej për ndihmë. Aty, grupi me një thikë, e neutralizojnë policin dhe i marrin armën, duke nënshtruar kështu edhe policët e tjerë roje.