EMRI – Policia e Shkodrës vë në pranga 46 vjeçarin nga Mati, ishte shpallur në kërkim prej dy viteve e gjysmë…

Nga strukturat e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, pas informacioneve të marra, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:


Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.