Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Lezhë. Një person është plagosur në afersi të fshatit Grykë Zezë.
I plagosuri është identifikuar paraprakisht si Mond Gjoka, i cili është dërguar me urgjencë tek Trauma në Tiranë në gjendje jo të rëndë për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur.
Lezhë
Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Mond Gjoka, 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë. Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi Mond Gjoka, është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.