
Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë, në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë, viktima ishte duke peshkuar pranë urës së Prekanit, në zonën e Shënkollit, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si Sazan Sula, 46 vjeç. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




