EMRI/ Pas Kombëtares, një tjetër trajner italian punësohet në Superligën e futbollit shqiptar…

Ka marrë fund kalvari i gjetjes së trajnerit të ri te Partizani. Kampionët e Shqipërisë do të drejtohen në Champions League dhe në sezonin e ri nga italiani Franko Lerda.

Ish-trajneri i Torinos dhe Leçes është zyrtarisht trajneri i ri i të kuqve, me të cilët ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër, konfirmojnë  burime zyrtare nga klubi kryeqytetas.

Të kuqtë ndërrojnë kështu kurs duke kaluar nga Skënder Gega te Franko Lerda.

Prezantimi i italianit pritet të bëhet në fillimin e javës së ardhshme, ndërsa klubi i kuq do të bëjë me dije në vazhdim dhe detaje të tjera të marrëveshjes.

Loading...