Një shqiptar është gjetur i pajetë në Mal të Zi. Mediat e vendit fqinj, bëjnë me dije se personi është Edmont Gjinkolaj, i cili u gjet i vr.arë me një plumb në kokë në fshatin Miles pranë Tuzit dhe një hetim nga policia vendase zbuloi se bëhej fjalë për një vr,asje, raporton Vijesti.
Sipas informacioneve, policia arrestoi Paljoka Juncaj, i cili pranoi autorësinë dhe dorëzoi pistoletën, për të cilën ai besohet se e ka shtënë.
Sipas informacionit të policisë, shqiptari Gjinkolaj hyri në Mal të Zi më 4 janar dhe qëndroi në Tuz me tre shtetas të tjerë shqiptarë. Autori i kr.imit kishte siguruar akomodimin.
Një autopsi e kryer mbi trupin e të ndjerë zbuloi se humbja e jetës i kishte ardhur për shkak të një plumbi në kokë.
Një gjykatës hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka urdhëruar mbajtjen në burg të autorit të ngjarjes deri në 30 ditë për vr.asjen e Gjinkolajt, i cili u gjet të shtunën e shkuar. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.