EMRI – Një aksion i përbashkët i policisë italiane dhe asaj shqiptare, vë në pranga në Shkodër 50 vjeçarin, pjesë e grupit…

Më datë 17.01.2020 u zhvillua aksioni i përbashkët policor “BROKERS” midis policisë italiane dhe asaj shqiptare, si rezultat i të cilit u vu në pranga në qytetin e Shkodrës shtetasi Luan Delaj, 50 vjeç, banues në Shkodër.


Aksioni në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë  ZQK Interpol Tirana dhe UCI Albania. Si rezultat i këtij aksioni, u shkatërrua një organizatë kr.iminale italo-shqiptare që merrej me tra.fikun ndërkombëtar të dr.ogës dhe ar.mëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas.

Hetimet për këtë aksion kishin filluar pas vr.asjes së shtetasit italian F. F., në qytetin Trani, në janar të vitit 2015. Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e dr.ogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës ko.kainë, he.roinë dhe ha.shash. Sasia e këtyre lëndëve, vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina.

Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 20 persona dhe të sekuestroheshin 440 kg dr.oga të ndryshme si dhe disa ar.më zjarri.