Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, i dënuar me 20 vjet burg. Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë D.V.P. Tiranë, ndaloi dhe arrestoi përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Petrit Lekndreaj, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane e kanë dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale ”Trafik droge”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.