Shtetasi Gjergj Smaçi, i cili u lëndua pasditen e djeshme, pasi u àksidéntua me makinë në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ka ndërruar jetë.
64-vjeçari nuk mundi tu mbijetojë dëmtimeve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Traumes, në Tiranë. Smaçi ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip ‘Ford’, kur ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.
Mësohet se në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna. /PanoramA/