NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

EMRI – Ndërron jetë në spital shtatë orë pasi u përplas nga një makinë 29- vjeçari…

Ndërron jetë në spital 29-vjecari i aksidentuar mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i “Gërdecit”. Viktima është shtetasi Oliger Uka nga Tirana. Ai u aksidentua sot rreth orës 10:00, teksa udhëtonte me makinën e tij. Mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës. Fillimisht i riu mori dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital, por pas 7 orësh ndërroi jetë në spital, si pasojë e pla gëve të rënda të marra.


NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është pla gosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e pla gëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.