Një person ka mbetur ka humbur jetën pas një aksidenti shkaktuar nga perplasja mes dy makinave. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku 2 mjete janë përplasur mes tyre.
Në aksidenti është përfshirë një makinë, që ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përplasur dhe me një pemë, makinë e Postës Shqiptare. Nga përplasja mbeti i dëmtuar rëndë drejtuesi i makinës së postës, Kristi Plluska. Gjendja e tij është përkeqësuar e për pasojë u dërguar me urgjencë me helikopter drejt Traumës në Tiranë, por s’ia doli të mbijetonte, duke ndërruar jetë 6 orë pas aksidentit fatal.
Për aksidentin në Korcë, është arrestuar personi që drejtonte makinën tip “Benz”. N. S., 29 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues të ndjèrin 39-vjeçar.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.