
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur para dy orësh në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ku persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në një apartament të noterit të njohur Tomi Kaçi, 63 vjeç.
Mësohet se maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet.
Ndërkohë që forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.
Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!