
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë, në fshatin Arrameras.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një 20-vjeçar, Mirjan Tema, i cili ishte pasagjer, ndërsa shoferi është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje shoku.
Sipas burimeve, bëhet me dije se një autoveture tip “Smart” me targe AA 062 TO, e cila drejtohej nga Haxhi Vraja ka dale nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë.
Gjithashtu mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe një kthesë e fortë në rrugë.




