EMRI – Makina përplas 68 vjeçarin që humb jetën në vend, dyshohet për aksident të qëllimshëm…

Policia e Mirditës ka shoqëruar një shofer 60- vjeçar, pasi ka përplasur një automjet dhe për pasoja ka ndërruar jetë 68-vjeçari Mark Gjeta. Sipas policisë, M.G ka përplasur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin Mark Gjeta,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë. Dyshohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë:


Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin Mark Gjeta,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel