Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Një 34- vjeçar ka humbur jetën pasi ka përfunduar me automjetin e tij jashtë rrugës kombëtare Pogradec- Korçë. Sipas informacioneve nga uniformat blu, mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrëmenj, në dalje të qytetit të Pogradecit dhe personi që humbi jetën është Margilen Topi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në mesnatë kur Topi ishte duke drejtuar automjetin e tij tip ‘Benz” ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.