(foto ilustrim) Një banesë është shkrumbuar gjatë natës në Pukë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Laçaj” të këtij qyteti.
Raportohet se banesa, në pronësi të Gazmend Laçit, është përfshirë e gjithë nga flakët dhe për pasojë është djegur totalisht për 30 minuta. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.
Po ashtu ka dyshime se shkak i zjarrit të jetë bërë një luhatje e energjisë elektrike.