EMRI – Kush është shqiptari i tmerrshëm nga Shkodra që i shtohet listës së më të kërkuarve në Europë…

Luksemburgu ka vendosur të shtojë një shqiptar në listën e personave më të kërkuar në Europë. Bëhet fjalë për Edinjo Pultin, një 40-vjeçar nga Shqipëria, i akuzuar për disa vepra penale.

Më 2 gusht të vitit 2020, shqiptari me origjinë nga Shkodra Edinjo Pulti dyshohet se ka therur me thikë dy persona. Një prej tyre mbeti i plagosur rëndë.


Pak javë më vonë, Edinjo Pulti u përfshi në një përplasje me armë në qytetin Nancy të Francës. Përplasja me armë ndodhi në një zonë shumë të populluar dhe fillimisht kishte dyshime se ishte akt terrorist.

Por më pas hetimi zbuloi se ishte përplasje mes dy bandave shqiptare. Gjatë kësaj përplasje, Edinjo Pulti ishte në timonin e makinës që u shënjestrua nga krismat.

Shkodrani akuzohet për tentativë vrasje, por edhe për trafik armësh, municionesh dhe eksplozivësh.

Emri i shkodranit del në një tjetër krim në Shqipëri. Para 14 vitesh ai ishte arrestuar për plagosje të rëndë me dashje. Ai akuzohet se kishte tentuar të vriste një 24-vjeçar në Shkodër.