Një shtetas ka humbur në mënyrë fatale jetën në një pikë karburanti të njohur në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, shëmbja e një strehe nën peshën e dëborës i ka marrë jetën personit, i cili identifikohet si Tonin Loci, punonjës i kompanisë së njohur të karburanteve. Pasi streha është sheëmbur, ka shpërthyer zjarri të cilin e kanë shuar zjarrëfikëset e Shkodrës. Më pas, nën rrënoja është gjetur trupi i pajetë i karbonizuar.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij incidenti të rëndë me pasojë humbjen e jetës së një personi. Mbetet të sqarohet identiteti i viktimës si dhe arsyeja e ndodhjes së tij nën strehën e një karburanti të njohur në Shkodër. Mësohet se streha e një tjetër pike karkuranti e kompanisë së njohur shtë shembur edhe në zonën qqë në Shkodër njihet si ish- Fermentimi, fatmirësisht pa dëme njerëzore. Fotot më poshtë janë dërguar nga dëshmitarë në vendngjarje. /ShkodraWeb/