
Zbulohet identiteti i 46-vjeçarit që u vra me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ai është identifikuar si Ridvan Hyseni (Ramazani). Ngjarja ndodhur sot në mesditë në njësinë Dajç, ndërsa nuk dihen ende motivet e krimit.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe po kryen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.