Është shpallur në kërkim autori i dyshuar që i ka hedhur kapsollën efektive Ina Nuka. Sipas informacioneve i dyshuar për këtë ngjarje është Danjel Dobraj 18-vjeç. Gjithashtu mësohet se me hetimin e akteve të dhunës në protestë bëhet me dije se autori është identifikuar pas kqyrjes së pamjeve filmike.
Aktualisht po vijon puna për këqyrjen e pamjeve filmike, marrjen e dëshmive, për të bërë identifikimin edhe të personave të tjerë te dhunshëm që kanë hedhur lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë.