
Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi Aranit Susaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale”Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2010, ka kryer vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit P. L. në fshatin Grude e re, Shkodër.
Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim për këtë vepër penale.