
Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodjan Zoga ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e një dyqani në Itali. Sipas medieve italiane, ai kërcënoi me thikë një zejtar, i theu xhamin e dyqanit të tij, u plagos rëndë dhe u largua.
Ai u gjet i vdekur pak kilometra më tutje me makinën me të cilën ishte arratisur. Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Leçes. Klodjan Zoga ishte me banim në Poggiardo dhe punonte murator.
Trupi i tij u gjet pranë Parco dei Guerrieri në Poggiardo, disa kilometra larg dyqanit të vendosur në Cocumola, një fshat i Minervino.
Sipas policisë, shqiptari mëngjesin e djeshëm shkoi i armatosur me thikë në Cocumola, duke kërcënuar pronarin e dyqanit me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje në të shkuarën.
Pas kërcënimeve, ai dëmtoi një xham por u plagos dhe u largua me makinën e tij. Karabinierët u lajmëruan nga shoferët kalimtarë për gjetjen e trupiut të pajetë të shqiptarit Klodjan Zoga.
Dyshohet se pronari i dyqanit është edhe autori i vrasjes së shqiptarit ndërsa hetimet vijojnë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!